
Destinacionet me te mira per te festuar Krishtlindjet
Rrugët me kalldrëm, vera, atmosfera festive dhe panairet e shumta, janë këto elementë që e bëjnë të vështirë ti rezistosh bukurisë së Krishtlindjeve në Evropë.
Të kalosh Krishtlindjet në këtë rajon të botës do të thotë që ju mund të përjetoni ndjesinë e pabesueshme të atmosferës së pakrahasueshme të Krishtlindjes duke eksploruar tregjet dhe sheshet mesjetare. Këtë sezon pushimi dimëror, nisuni drejt një prej këtyre vendeve të listuara më posht, për të marrë sa më shumë ndjesi të bukura dhe për të festuar më së miri një periudhë festash të gëzueshme.
Pragë, Republika Ceke
Praga është një qytet magjepsës përrallor që i feston Krishtlindjet në mënyrë madhështore. Praga është e njohur për arkitekturën e saj të bukur, që i shërben mjaft mirë atmosferës festive dhe ofron sfond të adhurueshëm teksa shëtit nëpër tregjet e mëdha të krishtlindjeve.
Këln, Gjermani
Këlni është një qytet i vjetër rreth 2,000 vjeçar i cili shtrihet përreth Lumit Rhine në Gjermani, duke ofruar pamje magjepsëse të krishtlindjeve. I famshëm për katedralen madhështore Gothic që dominon në të gjithë qytetin, Këlni është një ndër qytetet që feston më së miri krishtlindjet, me një treg madhështor gjithashtu në sheshin e katedrales.
Strasburg, Francë
E vendosur në rajonin e Alsace të Francës, Strasburg njihet për tregun më të vjetër të Krishtlindjeve në vend. Ka gjithçka që ju nevojitet për një destinacion pushimi mahnitës, nga një katedrale e bukur gotike në një qytet të vjetër të UNESCO-s të listuar dhe ekspozita të përpunuara që zbukurojnë shtëpitë gjysmë të drunjta të qytetit.
Viena, Austri
Vjena është një destinacion joshës gjatë gjithë vitit me kulturën legjendare të kafeneve, por gjatë pushimeve të dimrit shkëlqen me tregjet elegante të Krishtlindjeve. Drejtohuni për tek një prej tregjeve të krishtlindjeve vieneze për të nuhatur aromën e ushqimeve karakterstike të këtij sezoni.
Tallin, Estoni
Tregu i Krishtlindjeve i Tallin thuhet të jetë një nga tregjet më të këndshme dhe gjithashtu autentikë në Europë, pasi ju do të gjeni një koleksion të tezgave që shesin produkte të ndryshme të punuara me dorë. Eksploroni qytetin e vjetër mesjetar të mbrojtur nga UNESCO për të përjetuar atmosferën përrallore që është veçanërisht magjepsëse në dimër, pastaj vizitoni Sheshin e qytetit.
Kopenhagen, Danimarkë
Një qytet i gjallë gjatë gjithë vitit, Kopenhageni njihet për atmosferën festive me dritat e saj të ndritshme dhe kafenetë tërësisht komode. Adhuroni panoramën dhe eksploroni tregjet e Krishtlindjeve të qytetit.
Londër, Angli
Një destinacion i mrekullueshëm gjatë pushimeve të dimrit, Londra është e njohur për shkëlqimin ndriçues gjatë Krishtlindjes. Ecni poshtë Oxford Street, vizitoni pistat e akullta në Somerset House dhe Muzeun e Historisë Natyrore. Nëse doni të merrni lodra prej druri të punuar me dorë dhe të shijoni kek me xhenxhefil festiv, drejtohuni në Tregun e Krishtlindjeve në Tate Modern.
Bruges, Belgjikë
Një qytet i adhurueshëm me kanale ujore dhe ndërtesa, Bruges është një tjetër qytet përrallor i cili do të ju tërheqë me atmosferën festive gjatë kohës së festave, por edhe me gatimet tipike vendase. Shijoni ambjentin festiv gjatë kohës së krishtlindjeve në tregun kaq shumë të njohur Grote, në të cilin ofrohen produkte tradicionale por edhe lodra të bëra me dorë.
Nuremberg, Gjermani
Një qytet piktoresk mesjetar, Nuremberg me të vërtetë gjallërohet në periudhën e krishtlindjes, ku dhe hapet një nga tregjet më të vjetra dhe më të ndrçuar të Krishtlindjeve në Gjermani. Eksploro tezgat e shumta të zbukuruara me ngjyra të ndryshme rreth shesheve të ndryshme mesjetare në Nuremberg ku do të ndjeni padyshim frymën e krishtlindjeve.
Stokholm, Suedi
Shndërrimi në një vend mrekullisht të bukur dimëror vjen në kohën e Krishtlindjes, ku Stokholmi gjithashtu ju ofron mundësinë për të mësuar rreth Babagjyshit suedez. Ju gjithashtu mund të provoni disa nga gatimet më të shijshme dhe më të preferuara të rajonit.
Më të lexuarat








